Kumanova po zbrazet, 174 fëmijë muajve të fundit janë çregjistruar nga shkollat

nga Xh M

Kumanovë, 4 janar – 174 nxënës kanë braktisur shkollat ​​e mesme dhe fillore në Kumanovë gjatë gjysmëvjetorit të parë, njoftuan sot zyrtarët e arsimit të komunës së Kumanovës.

Largimi i nxënësve ka ndodhur kryesisht nga shkollat ​​më të mëdha qendrore të Kumanovës. Bëhet fjalë për raste të emigrimeve familjare.

Kumanova ndonëse është komuna më e madhe në vend për nga numri i popullsisë, me 20 shkolla dhe numrin më të madh të nxënësve, nuk i ka shpëtuar valës së emigrimit, sidomos drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Sipas regjistrimit të fundit në vend, Kumanova ka 98.104 banorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More