Kurti e Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

nga D V

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Në përurim morri pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Të tre së bashku kanë vizituar objektin e çerdhes për të parë nga afër investimin e bërë.

Kurti, ka bërë të ditur janë investuar mbi 744 mijë euro, duke shtuar se ndërtimi i kësaj çerdheje është një hap përpara për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Madje pohoi se ky investim është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë

“Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë komunën e Suharekës. Ndërtimi i kësaj çerdhe është një hap përpara për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës që nuk e lënë as kënd prapa. Ne besojmë që çdo investim në arsim është investim në të ardhmen”.

“Vlera e punimeve të këtij projekt të mbështetur nga MAShTI arrin shumën prej 744 e 382 euro e 5 cent, çerdhja ofron një hapësirë moderne prej 1 800 metra katror, duke pasur  kapacitet për të pritur 160 fëmijë. Ky investim është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More