Kurti me homazhe nderon jetën dhe veprën e Dacit

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, pranë arkivolit i cili po qëndron në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Së bashku me Kurtin në homazhe ishin edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli si dhe ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari.

Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More