Kurti në Gjykatë për rastin ndaj Klinakut, i akuzuar për kanosje ndaj tij

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj tij, raporton Ekonomia Online.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More