Kurti në takim miqësor me ambasadorin Walker

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin William Walker, ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Gjatë takimit miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, si dhe puna dhe sfidat e institucioneve të Kosovës dhe rajonit.

Kurti theksoi se ndihet i lumtur që ka mundësinë ta takoje dhe të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker.

“Faleminderit për rolin tuaj historik për popullin tonë dhe për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë,” tha Kurti në takim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More