Kurti në Turqi pritet nga guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban

nga Xh M

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit sot nga guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, gjatë qëndrimit të tij në Turqi.

“I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës atje, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzana Novobërdaliu në një takim dhe bisedë të përzemërt me guvernatorin Dr. Elban, u diskutua rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interes të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe të popullit turk në secilën vizitë të tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More