Kurti: Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso

nga D V

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në festat kombëtare është frymëzuese të shohësh se si trashëgimia muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim.

Kurti në një postim në Facebook shkruan për grupin shqiptar të polifonisë së Saz’Iso.

“Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso

Ky ansambël unik, i përbërë nga artistë virtuozë të jugut të Shqipërisë, për “Ditët e Nëntorit” që po mbahet nga 19-30 nëntor në Gjakovë, sjell muzikën tradicionale “saze” – një traditë që mishëron gëzimet dhe trishtimet e jetës, duke ruajtur thelbin e identitetit tonë kulturor.

Edhe të mërkurën, një ditë para koncertit, ata ndaluan në Çarshinë e Vjetër, duke e mbushur qytetin me tingujt e tyre spontanë dhe duke ngjallur emocion te çdo kalimtar.

Në këtë 28 Nëntor, është frymëzuese të shohësh si kjo trashëgimi muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More