Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

nga D. V.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka nisur edhe zyrtarisht diskutimet për formimin e qeverisë.

Në kuadër të kësaj, Kurti ka takuar sot kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi, njëherit edhe zëvendëskryeministre në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut.

Kështu u bë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë takimit Rexhepi kon konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së Kurtit në formimin e qeverisë së re.

“Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Rexhepi për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More