Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.
Kurti thotë se gjatë vizitës së tij nuk kanë munguar as takimet me mërgimtarët, transmeton Telegrafi.
Tutje, ai ka shkruar se “ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”.
“Ju faleminderit shumë për bisedat e këndshme dhe për mikpritjen që do ta mbajmë mend përherë”.