Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se do të bëjnë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura, Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut, raporton Ekonomia Online.

“Në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstituimin e Kuvendit. Do të bëjmë çmos që, në frymën e bashkëpunimit dhe përmes konsultimeve të dendura dhe në idenë e kompromisit, ta realizojmë këtë gjë që të kalojmë te formimi i qeverisë së re.

Diskutuam gjerë e gjatë, përmendëm të gjitha elementet. Tash zonja Presidente do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe në fund do ta shohim se a kemi bërë përparim.

Besoj se duhet t’u japim shansin edhe takimeve të tjera”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More