Kurti: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i një qëndrese të paepur ndaj sunduesit

nga Xh M

Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i një qëndrese të paepur të popullit shqiptar ndaj sunduesve të huaj.

“17 vite më parë u shpall Pavarësia e Republikës sonë. Lindja e saj ishte rrjedhojë e gati një shekulli qëndrese të paepur të popullit tonë ndaj sundimit të huaj, dhunës së padrejtësisë thuajse të përditshme dhe ndërmarrjeve gjenocidale për ta zhbërë atë”, ka thënë Kurti në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë

“Kur Republika u shpall nga Kuvendi i Kaçanikut më 1990, ajo jo vetëm që ishte legjitime, por përbënte edhe një formulë të drejtë dhe të arsyeshme drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare nën Jugosllavi.

“Mirëpo, popullit tonë iu deshën të bëjë sakrifica të tjera gjatë viteve të 90-ta për të jetësuar Republikën dhe njohjen ndërkombëtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More