Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, flasin për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike

nga D V

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan sot takim bilateral, gjatë të cilit diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe potencialin që sektori i Teknologjisë paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia.

Gjatë takimit u theksua vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Zëvendëskryeministri Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Gawkowski diskutuan edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More