Kush i fiton zgjedhjet qendrore sipas Dardan Gashit?

nga Xh M

Analisti politik, Dardan Gashi, e ka dhënë mendimin e tij në lidhje me fituesin eventual të zgjedhjeve të ardhshme qendrore.

Gashi u shpreh se votuesit kësaj herë, sipas tij, nuk duhet ta bëjnë “gabimin e njëjtë si në zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje vetëm e ka përçarë shoqërinë dhe i ka dëmtuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Varet votuesit a dojnë me ia pa të mirën Kosovës apo jo, nëse duan ta shohin të mirën, mendojnë më mirë… edhe nëse VV merr vota më shumë nuk fiton. Nëse qytetarët mendojnë mirë, nuk e bëjnë gabimin e njëjtë më. Nëse ia duan të mirën, duhet t’i votojnë njerëzit që nuk tentojnë të krijojnë armiqësi, s’është mirë të votohen njerëz që përçajnë edhe me kejt botën”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More