Kush janë 3 deputetët të cilët Mickoski tha se do i bashkangjiten VMRO

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – “Unë pres që me 28 maj të konstituohet Parlamenti. Pas saj të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe menjëherë ta marrim mandatin nga presidenti i shtetit, Gordana Siljanovska. Unë pres kjo të ndodh në gjysmën e dytë të qershorit”.

Kështu është shprehur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski teksa u pyet më Kanal5 se kur pret të formojë Qeverinë.

“Është e mundshme që deri më 28 maj ne të bëjmë 61 deputetë”, shtoi Mickoski, ndërsa ka fituar 58 deputetë.

Megjithëse tha se vetëm VMRO do të arrij 61 deputetë, ai megjithatë nuk përmendi emrat e 3 deputetëve që pretendon se do të kalojnë në grupin parlamentar të VMRO-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More