Kush qëndron pas kërcënimit të Presidentës së Kosovës, z.Vjosa Osmani ?

nga Xh M

Po të ndalemi dhe ta vëmë gishtin në kokë, dhe të bëjmë një hap përtej kujtesës tonë, do na kujtohen lukunitë e tërbuara të ujqërve, të cilët e kanë formën e njeriut të çartur dhe shpirtin e prishur, që nuk e dinë se a i përngjan njeriut, apo përgjason në djallin e imagjinuar.

Sikur akoma nuk kemi arritë të kuptojmë se po sa e qesim hapin e parë gabim do zhytëmi në mashtrim, dhe kurrë nuk mund të dalim nga kjo lojë, e cila ngjizet me vetëdijën tonë, kur në vend se ta ndihmojmë sot femren tonë shqiptare të avansohet dhe më shumë, veprohet në të kundërtën, duke ia zënë shtigjet dhe ecjet e mundshme progresive dhe suksesive të saj, të cilat ka arritë ti bëjë në këtë kohë.

Nëse dikush do të thoshte se diçka është duke ndodhur e jashtëzakonshme dhe janë duke na penguar alienët me bisht që janë duke zbritur nga qielli, duke na kërcënuar në rrugën tonë të përditshme, kjo nuk është e vërtetë, sepse kjo ecje e shpërfillur i gjason rrugëve të mjegulluara, të cilat jemi duke ia krijuar vetëvetës.

Si mund të arrihet në këtë konkludim se, për çfarë motivi po kërcënohet sot presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani, e cila nuk paraqet kurrfarë rreziku për askënd në botë, dhe burimi i kërcënimeve mund të jetë nga vetë shqiptarët apo nga ndonjë vend i tretë, që ka për qëllim për të futur përçarje dhe ngatërresa politike në mes shqiptarëve në Kosovë.

Do të thotë se zonja presidente e Republikës së Kosovës, z.Vjosa Osmani, por kërcënohet për disa herë, dhe deri më tani nuk dihet se kush është kërcënuesi ndaj saj, poashtu pak para kësaj here është kërcënuar edhe kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, çka do të thotë kjo, në një vend sovran dhe demokratik mund të kërcënohen edhe krerët e shtetit dhe kërcënuesit nuk mund të zbulohen nga organet e sigurisë dhe ato kopetente, apo edhe kjo gjë për dikënd duket normale…

Po thëmi se kërcënuesit mund të jenë edhe shqipfolës, mund të jenë edhe ndonjë rrebel shpirtshitur i partive politike, që mund të paguhen për këto kërcënime dhe mbrapështi anti kombëtare dhe anti -njerëzore, por një gjë është e pa qartë, nëse shqipfolësat pretendojnë në këtë mënyrë të përfitojnë marrëzinë e tyre në këtë mënyrë, duke bartur dhembjet e plagëve të këtij populli, që askurrë nuk shërohen në shpirtin e tij, atëherë s’lëmë vend pa gjuajtur gurë dhe kush jemi ne në të vërtetë, cili demon po na rri mbi kokë dhe nuk po na lë rehat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More