Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

nga Xh M

Gjykata Kushtetuese shfuqizon pjesërisht vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Reshit Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.

Ish numri dy i qeverisë, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More