Kuvend, VMRO me propozim-ligj për shkollë të mesme policore

nga Redaksia

Shkup, 3 shtator – Deputetë të VMRO-DPMNE-së me propozim-ligj për formimin e shkollës së mesme policore. Projektligji parashikon që shkolla të jetë dyvjeçare, viti i tretë dhe i katërt, dhe do të mbledhë nxënësit që dy vitet paraprake kanë mbaruar në shkolla të tjera të mesme duke përmbushur kushtet paraprake sikurse gjendja e rregullt psikofizike, të njohin gjuhën maqedonase dhe të mos paraqesin rrezik për shtetin.

Përzgjedhjen e kandidatëve e bën Ministria e Brendshme, e cila në fund të ciklit të shkollimit policor do të certifikojë nxënësit me diploma.

Për deputetin socialdemokrat, Oliver Spasovski, kjo është e papranueshme dhe antikushtetuese, pasi që Ministria e Brendshme nuk ka kompetenca të tilla.

“Nuk ekziston kompetencë e Ministrisë së Brendshme që të merret me veprimtari arsimore. Pyesim se si me një ligj të tillë mund t’i japim kompetenca ministrit të brendshëm. Një shkollë e mesme ka statusin e personit juridik dhe regjistrohet në regjistrin qendror. Ne në këtë ligj nuk kemi paraparë se kjo shkollë e mesme policore do të jetë subjekt juridik, por është pjesë përbërëse e Ministrisë së Brendshme, pa pasur drejtor të shkollës, këshill të shkollës, siç e parashikon ligji për arsim të mesëm.”, – deklaroi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Në ligj thuhet se paralelisht shkollës policore, trajnimi i policëve të ardhshëm do të bëhet edhe në akademinë policore, që për opozitën është alogjike.

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në maj të vitit të ardhshëm për vitin e ardhshëm shkollor 2026-2027, ndërkaq shkolla do të jetë e pozicionuar në qendrën aktuale për trajnimin e policëve në Idrizovë.

Votimi për këtë projektligj pritet të ndodhë në seancën tjetër plenare, për shkak të nevojës së votimit të dyfishtë, gjegjësisht votimit me Badinter.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More