Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje

nga D. V.

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Në nisje të seancës, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, i cili paraqet performancën e institucionit dhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve.

Më pas, Kuvendi do të kalojë në shqyrtimin e projektligjeve mes të cilave janë edhe 3 projektligje që lidhen me financimin e projekteve hekurudhore në vend.

Kuvendi do të diskutojë edhe disa projektligje që lidhen me sektorin energjetik.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin që fuqizon rolin mbikëqyrës të Kuvendit në procesin e integrimit, si dhe projektligjin që përmirëson funksionimin dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në rend të ditës sot janë edhe tre projektvendime, mes të cilave edhe zgjedhja e  Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për të cilin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kushtet ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More