Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin gjyqësor

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Kuvendi sot në kuadër të seancës së 79-të plenare me 73 vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, ka miratuar Ligjin për Këshillin gjyqësor. 

Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është eliminimi i dobësive të identifikuara deri më tani në kornizën ligjore ekzistuese dhe sigurimi i një Këshilli gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.

Risitë kryesore të parashikuara në ligj janë publikimi në procedurën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit gjyqësor, precizimi i kritereve për zgjedhjen e një “juristi të shquar” dhe vendosja e debatit publik gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe.

Njëherësh, parashikohet edhe forcimi i kritereve për zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, duke precizuar qartë procedurën mbi përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, por edhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Risi e rëndësishme është vendosja e një detyrimi për Këshillin gjyqësor për të precizuar, individualizuar dhe shpjeguar vendimet mbi përzgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve, duke përcaktuar afatet për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, si dhe duke precizuar bazat dhe procedurën për ankimim kundër vendimit të Këshillit gjyqësor dhe zgjidhje të shumta të tjera për përmirësimin e kornizës së përgjithshme ligjore konform rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More