Kuvendi sot në seancë plenare, diskuton projektligjin për startup-et dhe diskriminimin

nga D. V.

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në të cilën pritet të shqyrtohen dhe diskutohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh me rëndësi.

Në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024.

Deputetët do të diskutojnë gjithashtu projektligjin “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi’”.

Në seancë pritet të merret në shqyrtim edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për diasporën’”, projektligji “Për vullnetarizmin”, si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për ndryshimet klimatike’”.

Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, si dhe  ‘Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve’”.

Po ashtu, Kuvendi do të zhvillojë debat për një mocion lidhur me masat e marra nga Qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”, projektvendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, për strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, si dhe projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More