Kuzeska: Po zvogëlohet fuqia blerëse e qytetarëve, inflacioni shënon rritje

nga Xh M

Shkup, 9 nëntor – Nga LSDM-ja opozitare akuzojnë qeverinë për rritje të inflacionit. Nga LSDM thonë se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së (Tatimin e Vlerës së Shtuar) për produktet ushqimore.

“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë. Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More