Ky vend do gjobisë prindërit e fëmijëve të mitur duhanpirës! Ndalohen edhe reklamat e …

nga L. M

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj të ri për të luftuar pirjen e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik, me masa të ashpra që synojnë veçanërisht të rinjtë. Ligji ndalon shitjen e produkteve të duhanit për të miturit dhe vendos gjoba për prindërit nëse fëmijët e tyre kapen duke pirë duhan.

Reforma e re ndalon gjithashtu cigaret elektronike njëpërdorimshe dhe e barazon ligjërisht duhanin tradicional me format e reja si pajisjet e ngrohjes dhe cigaret elektronike. Pirja e duhanit ndalohet në hapësira si pishinat, tarracat e restoranteve, transporti publik dhe universitetet.

Ligji ndalon çdo formë reklame, promovimi apo sponsorizimi të duhanit në media. Shkeljet kategorizohen në tre nivele, me gjoba që variojnë nga 100 deri në 600,000 euro. Synimi i projektligjit është të zvogëlojë përdorimin e duhanit tek të rinjtë dhe të përditësojë kuadrin ligjor me realitetin modern të konsumit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More