Labi i merr gjërat Benitës dhe largohet drejt pishinës, publiku ia kritikon lojën

nga D. V.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Labinotit dhe Benitës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë qëndrimit në dhomën e grimit, Labi i mori sendet personale të Benitës dhe u largua menjëherë drejt oborrit, pranë pishinës.

Benita reagoi menjëherë duke e ndjekur nga pas dhe duke i kërkuar që të ndalonte, ndërsa i shpjegonte se mes sendeve të marra kishte edhe gjëra personale të nënës së saj.

BBVK/FaceBook

Ajo u shfaq e shqetësuar dhe kërkonte që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Ky veprim i Labit nuk u prit mirë nga publiku.

Në rrjetet sociale, shumë ndjekës të spektaklit reaguan negativisht, duke e kritikuar për sjelljen e tij dhe duke e cilësuar si një lojtar që po krijon situata pa pasur një lojë të qartë brenda shtëpisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More