Labi rrëfen ditët më të errëta të jetës, nga rrezikimi i jetës së të birit dhe humbja e babait

nga D. V.

Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka hapur një kapitull të dhimbshëm të së kaluarës së tij, duke ndarë me Sasën disa nga momentet më të rënda që ka përjetuar familja e tij.

Gjatë bisedës, ai filloi tregimin me një ngjarje që e quan ndër më traumatiket e jetës së tij: momentin kur djali i tij ishte në rrezik të humbiste jetën.

Labi tha se ajo periudhë e ka tronditur thellë, dhe se frika për të birin ka qenë një barrë që e ka ndjekur për një kohë të gjatë.

BBVK/YouTube

Ai shtoi se edhe bashkëshortja e tij kishte kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore, saqë ishte detyruar të lindte para kohe.

Sipas tij, ajo periudhë kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë, dhe familja ishte vënë përballë sfidave që i kishin lënë gjurmë të pashlyeshme.

Por rrëfimi nuk mbaroi me kaq. Labinoti foli edhe për humbjen e babait të tij, një tjetër plagë e thellë që e shoqëron ende sot.

Ai përmendi edhe skenat e rënda që kishte parë gjatë luftës së fundit në Kosovë, masakra dhe pamje që, siç tha, i kanë ndjekur gjatë gjithë jetës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More