Lajm i mirë për lehonat në Istog, nga gushti do t’i marrin nga 150 euro

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka bërë të ditur se nga sot, më 1 gusht, çdo lehonë do të përfitojë 150 euro, si mbështetje financiare.

Ferati në një postim në Facebook shkruan se kjo mbështetje financiare për lehonat është si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit.

“Jeta fillon me Nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje!

Nga sot, më 1 gusht, çdo Nënë lehonë në Istog përfiton 150€ mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës – si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.

Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen”, shkruan Ferati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More