LAJMI I FUNDIT/ 5-vjeçari u gjetë nga kalimtarët, nuk ka gjurmë nga 4 personat e tjerë që ishin në makinë

nga Xh M

Shkup, 2 janar – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj.

Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More