Lamallari: Sfida e madhe përpara, projekti për një Kod të ri Penal

nga D. V.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari deklaroi sot se paketa e ndryshimeve në Kodin Penal miratuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend përmbushim detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire.

Lamallari thekson në reagimin e tij në rrjetet sociale se “ndryshimet e miratuara me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, terrorizmit etj”.

Ministri i Drejtësisë vë në dukje se “sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”.

Paketat e miratuara sot nga Kuvendii përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More