Largohen disa deponi të egra në Butel, Qendër dhe Kisella Vodë

nga D V

Shkup, 14 nëntor – Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme ngriten dhe transportuan përafërsisht 60 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat Butel, Qendër dhe Kisella Vodë të Shkupit.

Janë ngritur 30 metra kub mbetje nga deponia e egër e gjerë e vendosur në rrugën Boca Ivanova, në stacionin e fundit të autobusit 59, në afërsi të varrezave të qytetit Butel, njoftoi NP Higjiena Komunale Shkup.

Në komunën Qendër është intervenuar në bulevardin Ilinden, si dhe në rrugët “Aminta Treti”, “Borka Taleski” dhe “Kiro Kërstevski – Pllatnik”, në afërsi të  shkollës së mesme “Llazar Liçenoski” ku janë pastruar gjithsej 20 metra kub kryesisht mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në sipërfaqe publike.

Në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë larguar 10 metra kub mbetje nga deponia e egër e vendosur në rrugën “Frederik Shopen”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More