Largohen mbeturinat që kishin mbuluar Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

nga Xh M

Shkup, 5 shkurt – Pas kronikës së gazetarit të Alsat, Avni Tahiri, lidhur me deponinë e egra të krijuara në rrethin e Klinikës Nënë Tereza në Shkup, Ndërmarrja e Higjienës Komunale, ka dalë në terren dhe ka larguar të njëjtën.

Për këtë deponi të egër, nga Higjiena Komunale kanë dërguar edhe fotografi në redaksinë e Alsat, pas largimit të së njëjtës.

Nga atje thonë se gjatë kësaj fundjave që lamë pas, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, ka kryer pastrim të përgjithshëm të gjithë hapësirës brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku ndodheshin gjithsej 30 metër kub mbetje të rënda dhe mbetje nga paketim kartoni të hedhura jashtë kontejnerëve të destinuar për asgjësim mbetjet.

Në kuadër të aktiviteteve të sipërpërmendura në terren në Qendrën e klinikës Nënë Tereza në Shkup ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Sabahadin Rustemi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More