Lazim Destani shpërndau libra shqip në Kopenhagë, porositi prindërit: Sot dhe nesër kemi festë, mësojuani fëmijëve tuaj historinë dhe fjalën shqipe

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Filantropi shqiptar, Lazim Destani në Kopenhagë të Danimarkës shpërndau libra shqip. Destani nga atje dërgoi porosi deri te përindërit e fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, që të kujdesen dhe t’ua mësojnë historinë dhe fjalën shqipe.

“Më shumë do të kisha dhënë porosi te prindërit e fëmijëve se sa te fëmijët çka janë këtu. Më vjen shumë mirë që edhe arsimtarët i kemi këtu, dhe midis qendrës të Kopenhagenit vijmë në klasën ku mësojnë shqip dhe kjo është një krenari jashtzakonisht e madhe, kurse fëmijëve ju dëshiroj që t’i lexojnë këto libra dhe t’i kuptojnë mirë, ta mësojnë historinë e çdo patrioti. Dhe ta dinë që sot dhe nesër kemi festë, festojmë 28 nëntorin ditën e Flamurit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More