LDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kunjufcës për takimin e 8 prillit

nga D. V.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dërgojë një përfaqësues në takimin e thirrur nga Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 8 prill 2025 do të mbledhë kryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, për të përgatitur rendin e ditës për seancën konstituive.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha për Telegrafin se partia e tij do të dërgojë një përfaqësues, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

“Është e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, do dërgojmë një përfaqësues nga LDK”, deklaroi Mustafa për Telegrafin.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More