Lea Ypi zgjedhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike

nga D V

Akademikja dhe autorja e disa librave Lea Ypi është bërë anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike.

Përmes rrjeteve sociale, Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

“E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike. (Shqiptarja e parë)”, ka shkruar Ypi.

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj ku ndër ta, dallohet edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, thuhet në njoftimin e Akademisë.

Presidentja e Akademisë Britanike Julia Black ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More