Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ka arrestuar të dyshuarin i cili duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë, gjatë ikjes ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Rasti ka ndodhur më 29 janar në ora 20:44
“Rruga e Kumanovës, Gjilan / 29.01.2025 – 20:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur në pikën e kontrollit të policisë. I dyshuari gjatë ikjes disa herë ka goditur veturën zyrtare të policisë e cila ishte në ndjekje të tij, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtarë policorë që ndodheshin në veturë”, thuhet në raport.