206
Një person është lënduar me një mjet të prehtë në Ulpianë të Prishtinës.
Një person është lënduar me një mjet të prehtë në Ulpianë të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për RTKlive.
“Sot rreth orës 09:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si ‘lëndim i rëndë trupor’”, ka thënë Ahmeti.
Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.