Lëvizja Arbëria e gatshme për zgjedhje, Fazliu: Në Saraj mund të kemi kandidatin tonë

nga Redaksia

Shkup, 24 korrik – Lëvizja Qytetare Arbëria e cila u themelua së fundmi është e gatshme të marr pjese në zgjedhjet lokale të tetorit me lista dhe kandidatura të pavarura. Bekim Fazliu njëri nga themeluesit, tha se njëra prej komunave ku mund të kandidojnë është edhe ajo e Sarajit. Ai nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim edhe parti tjera politike.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me subjekte politike. Tash jemi në fazën s strukturimit të Lëvizjes në vendbanimet tona. Më andej t’iu njoftojmë nëse do të mund të bashkëpunojmë me ndonjë subjekt politik. Jemi të gatshëm për bashkëpunim. Unë i njoh të dy kandidatët. Vlerësimet e mia personale janë për të dy pozitive por të shohim, ndoshta edhe Lëvizja Arbëria do të nxjerr kandidatin e vet”, tha Fazliu./TV21

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More