Lëvizja Demokratike marshon fuqishëm në Çair, pjesëmarrje masive në zyrtarizimin e nëndegës Dizhoni 2

nga Xh M

Shkup, 2 shkurt – Në një atmosferë fantastike dhe përpara një numri të madh simpatizantësh, Lëvizja Demokratike ka zyrtarizuar formimin e këshillit vendor në Dizhon 2, duke vazhduar zgjerimin dhe konsolidimin e strukturave të saj në terren.

Me shumicë votash, Ramiz Dema u zgjodh kryetar i këtij këshilli, duke marrë mbështetje të gjerë nga anëtarësia dhe qytetarët e pranishëm. Ky hap shënon një tjetër sukses për LD-në, e cila po forcon çdo ditë e më shumë rrënjët e saj në degën e Çairit i cili shquhet si bastion i kësaj Lëvizje.

Mbështetja e madhe në Dizhon 2 dëshmon besimin e qytetarëve në vizionin e Lëvizjes Demokratike dhe vullnetin për ndryshim.

Kjo është një tjetër dëshmi e fuqisë së saj në skenën politike dhe një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More