Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

nga D V

Shkup, 21 janar – Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve edhe një herë po kthehet në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më herët nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit.

Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore i kthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të detyrohet ta nënshkruajë dekretin.

Në shpjegimin e Presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se ka bërë analiza të thella dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të Projektligjit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More