Limaj: Koha do ta dëshmojë sesa gabimet i ka bërë Kurti në veri
Fatmir Limaj ka thënë se koha do të zbulojë pasojat e gabimeve të bëra nga qeveria për veriun e Kosovës.
Tutje, Limaj ka shprehur shqetësim për të ardhmen e Kosovës dhe ka paralajmëruar se ato gabime mund të shoqërohen me pasoja të mëdha.
”Koha do ta dëshmojë sesa gabimet i ka bërë atje, shumë gabime ka bërë atje. Shumë të lezetshme janë për tu parë tani. Tash a din çka tash çka do që flet një njeri atje është duke jetuar një produkt të përkohshëm. Përtej qasaj unë po shoh keq për vendin tonë. Ka me na kushtu”, tha Limaj.
Limaj: Do t’ia kthejmë Kosovës rolin e zbehur në diplomaci
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Koalicioni për Kosovën Fituese do t’ia kthejë Kosovës rolin e zbehur në diplomaci, teksa ka shtuar se do t’i kryejnë detyrat e shtëpisë.
”Duhet me ndërtu një komunikim tjetër një komunikim të mirëbesimit dhe të serioziztetit dhe qëndureshmerisë, dhe unë besoj që ne përtej masave Kosovës mund të ia kthejm rolin se ju ka zbehur shumë në diploamci, me u pa vendi jonë me dashamirësi, do t’i kryejmë detyrat e shtëpisë”, tha Limaj.
Ai tutje ka shtuar se ”Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit te ka lënë obligime, ka pak hapisirë për ndryshim atu, prandaj na duhet një ekip e meqme politike dhe me dalë me propozu një status siç duhet”.
Limaj: Sistemi i drejtësisë po kapet, Kurti është kthyer në mbrojtës të hajnisë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë po kapet dhe po përdoret për të mbrojtur individë të dyshuar për korrupsion dhe vepra të tjera kriminale.
Ai bëri thirrje për reformë të thellë të këtij sistemi, që të mund të sigurohet drejtësi të vërtetë për qytetarët e Kosovës.
”Sistemi i drejtesisë tash ka filluar të kapet, kryeministri i vendit është kthyer në mbrojtës të hajnisëm i të dyshuarve për hajni”. tha Limaj.
Marrëdhëniet me SHBA-të, Limaj: Do të kthehemi atje ku e kemi vendin
Fatmir Limaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-të, duke shtuar se Kosova nuk është një vend i vogël që mund të lejojë prishjen e këtyre raporteve.
Ai shprehu besimin se marrëdhëniet me SHBA-të janë të forta dhe se Kosova duhet të vazhdojë të ushqejë këto lidhje strategjike.
Limaj gjithashtu theksoi se pas zgjedhjeve, do të ketë një qeverisje që do të përfaqësojë interesat e Kosovës dhe do të kthehet atje ku i takon vendit në arenën ndërkombëtare.
”SHBA-të nuk vinë me na qeverisë për neve, nuk jemi të vegjël me i prish raportet me ta. Mardheniet jane aty, raportet jane aty shpresoj që ne i ushqejmë. Po pres që po do t% jetë një gjuhë tjetër Kosova do të kthehet atje ku e ka vendin. Ne bejme punë të mdha”, tha Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se do të punojnë shumë që ta realizojnë premtimin për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO.
”Nuk merremi me politika të mahallave, ne merremi me gjëra të mdhaja”, tha Limaj.
Limaj: Pas 9 Shkurtit, Kosova do të qeveriset nga njerëz të vërtetë, jo eksperimentues
Fatmir Limaj është shprehur optimist se pas 9 shkurtit, Kosova do të udhëhiqet nga njerëz të vërtetë, të angazhuar për të mirën e vendit, dhe jo nga eksperimentues dhe aventurierë.
Ai shtoi se Kosova meriton liderë të përkushtuar dhe të njohur nga qytetarët, që janë të aftë të sjellin rezultate reale për shtetin dhe shoqërinë.
”Unë besoj që Kosova do të qeveriset mas 9 shkurtit me njerëz të ketij vendi, dhe Kosova nuk do qeveriset me eksperiment dhe me avanturist”, tha Limaj.
Ai tutje ka shtuar se për 4 vite ka pasur eksperimente të kqija.
Limaj: Gjuhë kundër interesit të Kosovës, Kurti po qet helm prej gojës
Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po përdor një gjuhë kundër interesit të Kosovës.
Sipas tij, është për të ardhur keq për diskursn e Kurtit.
”Turp këtij diskursi, a pe dini o popull se çka po flet, helm prej gojës në vend me tregu se çka ke bërë për 4 vjet”, tha ndër tjera Limaj.
Ai tutje ka shtuar se gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti është ”Gjuhë urrejtje, neveritse, primitive, gjuhë Gjuhë kundër interesit të Kosovës, është për të ardhur keq për atë gjuhë”.
Limaj: Donika Gërvalla karikatura e diplomacisë kosovare
Kryetari i Nismë, Fatmir Limaj në ”Click” të RTV21 i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral i vetëshpallur”.
Lidhur me këtë Limaj ka thënë se Gërvallëa ka shkatërrua imazhin e diplomacisë kosovare, duke e cilësuar atë si “karikaturë” dhe “turp” për vendin.
”Ti zojë cka ke bo në diplomacin ndërkombëtare, ti e ke rrënu diploamcin kosovare, ti je turpi, je karikatuara e diplomaice kosovare, e ke kthy në cerdhe të urrejtjes në gjuhë helmuese, nuk mundeni me na fut ne kurth”, tha Limaj.
Limaj: LVV i do vetëm UÇK-në e vdekur dhe jo të gjallë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për përdorimin e UÇK-së në fushatën zgjedhore.
Limaj theksoi se invalidët e luftës dhe ata që sakrifikuan për lirinë e vendit janë harruar dhe nuk përmenden kurrë nga Qeveria, që duket se i kujton vetëm të vdekurit për të mbështetur agjendën e saj politike.
”Për kta UCK-ja është mirë, LVV i do vetëm UÇK-në e vdekur dhe jo të gjallë, të mirë për ta janë vetëm të vdekurit, invalidët nuk i përmendin kurrë. Kjo Qeveri për 4 vite nuk kanë bërë asgjë”, tha Limaj.
Limaj: Kurti e ka shkatërru edhe bërthamen e familjes, prindi 1 e prindi 2
Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka ndërhyrë edhe brenda familjeve.
”Na e ke hup 4 vjet këtij populli ke bërë marrëveshje me Serbinë, ka shkatërruar shtetin, ka shkatëruar familjen, prindi 1 prindi 2, çfarë mashtrimi u ka bërë njerëzve, a ka gjë më të rëndëshme, nënë e baba, ka prish bërthamen e familjes”, tha Limaj.
Ai tutje shtoi se në programin e tyre nuk do të ketë terma të tillë.
”Ka me luftu për prindin 1 e prindin 2”, tha Limaj.
Limaj: Jemi të gatshëm për beteja, VV-ja ka komplekse
Fatmir Limaj në RTV21 ka reaguar ndaj kritikave të kundërshtarëve politikë, duke theksuar se ata kanë frikë t’i përballen atij dhe partisë së tij në Kuvend.
”Mirë që kanë kritika, ata e dinë se nëse në paralament çfarë kundështar të fortë me pas ne jemi të gatshëm me zhvillu beteja poltike, ata kanë komplekse kur na shohin neve, ai e dinë që përball neve nuk mundet me bë beteja politike. Mezi spres që të përballemi atje në Kuvend”, tha Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se do të jetë aleati më i madh i çdo qeverie që do të formohet.
”Kushdo që bëhet në Qeveri edhe nëse ne do të jemi në opzozite dhe kushdo që ka me qenë kryeministër ka me më pas mua aleatin më madhin në kuptimin si opozitar në ngirtjen e temave në ballafaqimin politik, aleatin me të madh sepse unë e dua vendin”, tha Limaj.
Limaj: Kemi deputetë të papërgjegjshëm dhe të padijshëm
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për funksionimin e Kuvendit të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, duke e cilësuar atë si parlament të dobët dhe të pasivizuar, ku shumë deputetë kanë dështuar të lënë gjurmë.
Limaj tha se ka pasur deputetë dembela, papërgjegjshëm dhe të padijshem që nuk kanë kontribuar në asnjë betejë politike.
”Cfarë perlamenti, ka pasur njerëz dembela të papergjegjshëm, a ka me trup se mos me ia dit emrin deputetit që ka qenë 4 vjet dhe s’ka lënë gjurmë, parlamenti vendi ku bëhen betetja politike. Parlament me shku me ja fut gjumë parlament që nuk ia dinë emrin deputetit, paralemnt që qohet në këmbë e i duartroket të keqes, katër vjet u bë hajgare, parlament më të dobët nuk ka pasur asnjëherë”, tha Limaj duke e përfshirë edhe rolin e opozitës.
Limaj: Kemi me luftu mafinë energjetike
Fatmir Limaj në debatin zgjedhor të RTV21 ka deklaruar se nëse e fitojnë besimin e qytetarëve, do të luftojnë mafian energjetike dhe do të përpiqen të rrisin kapacitetet energjetike të Kosovës. Ai ka theksuar se ka pasur pengesa të vazhdueshme për ndërtimin e hidrocentraleve dhe zhvillimin e burimeve të energjisë për shkak të lobimeve të fuqishme të grupeve energjetike rajonale.
”Nëse e kemi besimin ne kemi me luftu mafinë energjitike dhe kemi me rrit kapaccitet tona energjetike me qellim për cmimin e energjis Mafi energjetike rajonale, e kemi një mafi energjetike rajonale që lobojnë me ble rrymën e jo me kriju vet. Tash e 20 vet nuk ka mundur të ndërtohen hidrocentrale për shkak të lobimeve”’, tha Limaj, teksa ka shtuar se ”560 milionë eurp kta për 3 vjet kanë blerë rrymë”.
Limaj: Do ta rikthejmë projektin e gazit amerikan
Fatmir Limaj në debatin zgjedhor të RTV21 ka thënë se Koalicioni për Kosovën Fituese do ta rikthejë projektin e gazit amerikan në mandatin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e energjisë dhe ekonomisë së Kosovës.
Sipas Limajt, ky projekt do të jetë një prioritet i qeverisjes së tij, pasi do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji dhe do të kontribuojë në rritjen e potencialit ekonomik të vendit.
‘Po projektit amerikan për gazin, nuk ka humbur koha, por vjen koha”, tha Limaj ndër tjera.
Limaj thotë se do t’i përfundojnë projeketet e infrastrukturës, premton përfundimin e autostradës së Dukagjinit
Kryetari i Nismës Fatmir Limaj është zotuar për përfundimin e autostradës së Dukagjinit, teksa ka shtuar se pas ardhjes në pushtet do t’i përfundojnë të gjitha projektet e infrastruktures.
Sipas tij, në programin e tyre qeverisë do të kenë përparësi autostradat, pasi që sipas tij, kjo është një problem i madh duke shtuar se politikanët janë fokusuar më shumë në kërkimin e votave, duke harruar të punojnë për mirëqenien dhe përparimin e Kosovës.
”Kjo s’ka bërë kurgjo, këtu është dallimi jonë. Qysh nuk do të bëjmë autostrada a ka trup ma të madh se me shku në Gjilan me kërku vota, a ka turp ma të madh se me shku në Deçan me shku me kërku vota, a ka turp ma të madh që me shku ne Mitrovicë me kërku vota”, tha Limaj.
Limaj tutje theksoi se ai vetë ka kontribuar në hartimin e ligjit për shpronësim, por qeveria ka dështuar ta çojë përpara këtë proces dhe ka lënë pas zhvillimin e infrastrukturës, e cila është jetike për përparimin e vendit.
Limaj ka thënë se e kaluara e tyre është veç vepra, teksa përmendi edhe kontributin e tij për aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.
”Ta qojnë mallin si do fëmijë e qyqyana që nuk munden një punë me kry, ligjin për shpronsim e kam bërë unë, qikjo është me lu me gjysem të vërteta me thënë që nuk po bëhen”, tha Limaj.
”Autostrada e Dukagjinit me interes vital për Kosovën dhe për gjysmën e qytetarëve të Kosovës, projekt që do të lidhë të gjithë qytetarët e vendit. një investim në infrastrukturë, një mundësi që do të hapë dyer të reja për zhvillimin ekonomik”, tha ndër tjera Limaj.
Limaj: VV-ja po e dënon Kosovën me logjikën e komunizmit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar qeverisjen e VV-së, duke e cilësuar ndryshimin që ajo ka sjellë si një hap të gabuar për Kosovën.
”E vërtetë që ndryshimi ka ndodhur, por ndryshim për të keq, cka është kjo nuk ka kthim mrapa, me udhëheq VV-ja perjtesisht në Kosovë a? logjike komuniste mrapa veç diçka nuk duhet me ndodh në Kosovë mos me u kthy serbia, çka është kjo logjikë e lokashenkos’, tha Limaj.
Limaj: Kurti e ka futur vendin në shtigje të panjohura, politikë për vota, jo për zhvillim
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe Kurti, në vend që të ofronte një plan të qartë për zhvillim, ka futur vendin në rrugë të panjohura dhe ka ndjekur politika që synojnë vetëm shtimin e votave, pa u fokusuar në nevojat reale të qytetarëve.
Limaj tutje ka shtuar se ”populli racional po zgjohet, ndryshimi po vjen”.
”E kanë parë që Kosova nuk ka kohë me i humb edhe 4 vite, me shku ne te panjohuren ky njeri e ka futur Kosovën në shtigje të panjohura edhe të paqëndrueshme me hiphopa, e gjitha politika që bëhet në Prishtinë është me shtu vota, do të thotë gjithçka është në funksion”, tha Limaj.
Limaj: Kurti po bën politikë populiste dhe po pranon çdo kërkesë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 tha se Kosova ka pasur një qeveri pa plan dhe vizion.
Sipas Limajt, Kurti ka pranuar shumë kërkesa nga miqtë e jashtëm, por ka vepruar në mënyrë të kundërt, duke krijuar kaos dhe bërë politikë populiste, e cila, sipas tij, ka sjellë zhgënjim dhe dështim.
”Secila Qeveri që vjen ka prioritet e veta, por ne kemi pasur një qeveri pa plan pa vizion. Kemi një njeri pa vizion dhe pa plan. Percepcioni jashët është se Kryeministri i Kosovës është kryeneq dhe nuk pranon atë që keshillohet nga miqte atë që i kërkohet, por e kundërta ka ndodh, krejt ky njeri ka pranuar, por përpara ka bërë bërrllog. Ky ka pranuar shumëçka. Ju kujtohet marrëveshja e Brukselit e Ohrit në Kuvend ku tha mu me kanë thënë merre leje, as me negociu nuk e kanë lënë marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit ky e ka pranuar. Me gjitha këto tash njerëzit kanë mundësi me i pa 4 vite të humbura jemi vë në një skperiment. Politika populiste kanë përfundim dhe këtë fat, premtime të thata broqkula të patriotizimit të pa bazë. Politikat populiste e kanë këtë përfundim dshpërim dhe zhgënjim, kjo ka ndodh unë besoj se jemi të ekspozuar kësaj politike të populizuar dhe mendoj se është koha për tu dorëzuar”, tha Limaj.
Limaj: Kurti po i vlerëson qytetarët me 100 euro
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka folur për masat e qeverisë për subvencionet, duke i quajtur ato një formë mashtrimi që ushqen varfërinë dhe manipulojnë qytetarët.
Tutje, Limaj e cilësoi këtë si një ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se një qeveri që ofron 100 euro si ndihmë tregon fukarallëk dhe mungesë respekti për popullin, duke i trajtuar qytetarët si një mjet për të ruajtur pushtetin.
”Ky është mashtrimi, me subvencionime, nëse u ke dhënë fëmijëve dhe lehonave 10-20 euro ua ke marrë dyfishin në fund të muajit. Me ushqy varfërinë mos me lënë qytetarin me mendu, ofendim i qytetarëve të Kosovës kaq e vlerson kryeministri qytetarin. Kurti mendon se kta me nga 100 euro me i vizitu nga dy herë thotë se i kom rreth vetës. 100 euro tregon fukarallak. Cka është kjo? Me ushqy varfërinë dhe ata me vendos kryeministrin në pushtet. Njerëz që nuk e din çka është pushteti”, tha Limaj.
Limaj: Kurti ka qeverisur përmes traumave dhe krizës
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e dështuar të mundësive që iu dhanë gjatë katër viteve të qeverisjes. Ai theksoi se Kurti kishte mundësinë e jashtëzakonshme për të lënë gjurmë dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por ka humbur këtë mundësi duke qeverisur përmes krizave, dramave dhe frikave.
”Ka pasur shumë premtime dhe kanë besuar që me këtë grup të njerëzve të paprovuar do të bëhen zgjedhjet, Kryeministri Kurti është personi që më së shumti ka qenë në pushtet, ka pasur një mundësi të jashtëzakonshme me lënë gjurmë e vepra në këtë vend, dhe ky njeri e ka humbur një mandat të artë, në vend që të ia shpërblej votuesit e ka keq menazhaur keq shpenzuar kohën dhe mundësinë duke qeverisur përmes traumave dhe krizës. ky njeri ka vazhduar të qeverisë me mentalitetin si të ishte opozitë përmes frikave dhe krijimit të dramave asnjëherë nuk është fokusuar te përblemet e qytetarëve”, tha Limaj.
Limaj: Katër vite pa realizim të projekteve, do ministra këndojnë disa helmojnë e shpifin
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 duke komentuar punën e Qeverisë Kurti ka thënë se kjo periudhë ka qenë e shoqëruar me dështim në realizimin e objektivave.
Limaj shtoi se qytetarët kur të shkojnë në kutitë e votimit, do t’i vlerësojnë qeveritë përmes rezultateve dhe premtimeve të mbajtura.
”Cka ka sjell kjo qeveri për 4 vite, cilat kanë qenë premtimet e saj është koha që kjo qeveri të sjell rezultate, t’i mbaj premtimet, nese ajo është bllokuar dhe ka vendosur të jetë jo transparente ne po ia nxjerrim në pah dhe po bëjmë krahasime. Njerëzit janë të shqetësuar me rrugëtimin e vendit, njerëzit kanë percjellur dhe besoj që këtë radhë votuesit kur shkojnë te kutitë e votimit,do të shkojnë duke i llogaritur rrezultatet e premtimve”, tha Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se në vend për të dalë Kurti për të dhënë llogari rreth projektve për katër vite ”do ministra këndojnë disa gjuajnë sikur ky helmojnë e shpifin”.
Limaj: Katër vite të tensionuara, skandal pas skandali
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka komentuar punën katër vjeçare të qeverisë Kurti.
Limaj ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, qytetarët kanë mbetur të painformuar për ngjarjet që kanë ndodhur, ndërsa ka theksuar se skandalet dhe tensionet janë pasuar njëra pas tjetrës.
”Nuk kemi pasur një opozitë aktive, shumë gjëra kanë mbetur të pa sqaruara që kanë ndodhur për këto katër vite. Qytetarët e Kosovës pak kanë pasur informacine nga akteret politik për me mujt me pa se cka ka ndodhur, ka pasur skandal pas skandali, kater vite të tensionuar jemi dëshmitarë që kemi pasur një qeveri jo transparente, qeveri të mbyllur. Për katër vjet kemi pasur rrallë ministra në studio, kemi pasur pak ministra të intervistuar në parlament”, tha ndër tjera Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se gjatë kësaj qeverie, ”asnjë premtim i realizuar qytetari e ka jetën më të vështirë se para 4 viteve”./RTV21/21Media