Limani: Fillojnë punimet infrastrukturore në disa lokacione

nga D. V.

Gostivar, 21 gusht – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani tha se pas një ndërprerje të punimeve për shkak të mërgimtarëve, punimet infrastrukturore do të vazhdojnë në Komunën e Gostivarit.

“Këtë javë deri në fund të javës, do të fillojmë me dy-tre projekte infrastrukturore, edhe atë në rrugë ‘Pançe Popovski’. Me rikonstruim do të fillohet edhe në dy rrugët në ‘Mara Ugrinova’ te stacioni i autobusëve. Në fillim të shtatorit do të vazhdohet edhe me bulevardin, pjesë të cilën e ndalëm për shkak të ardhjes së mërgimtarëve”, tha Limani.

Ai po ashtu theksoi se do të punohet në rrugën te varrezat e fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme.

“Në shtator po ashtu do të fillojë rruga tek varrezat në fshatin Çegran, disa rrugë në fshatin Banjicë e Epërme që duhet të rikonstruohen pas realizimit të kanalizimit fekal”, u shpreh Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More