Limani: Organizatat qytetare – ofrues të shërbimeve sociale janë partnerët tanë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve

nga D V

Shkup, 18 dhjetor – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile – ofrues të shërbimeve sociale.

Në takim, siç kumtuan nga Ministria, u bisedua për angazhimet dhe synimet e përbashkëta në të cilat po punojnë të dyja palët, e që është sigurimi i mirëqenies së qytetarëve, përfituesve të shërbimeve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rezultatet e reformës sociale, me theks në deinstitucionalizimin dhe shërbimet sociale, të cilat përfaqësojnë një shembull të shkëlqyer në rajon se si sistemi i mbrojtjes sociale është në dobi të përdoruesve të shërbimeve.

“Nga ana e Ministrisë u theksua se me fillimin e vitit 2025 parashihet rishikimi i Ligjit për mbrojtjen sociale, rregullimi i akteve nënligjore dhe monitorimi dhe vlerësimi i shërbimeve sociale. Megjithatë, së shpejti do të publikohet një thirrje e re publike për shprehjen e interesit të komunave për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e numrit të përfituesve”, theksohet në kumtesën.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për qëllimet e përbashkëta -përforcimin e sistemit të mbrojtjes sociale, dhe kjo bëhet më së miri duke forcuar shërbimet sociale përmes të cilave përdoruesit përgatiten për jetesë me mbështetje dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, si aktorë aktivë në shoqëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More