Limani: Unë duhet të jem kryetar i Gostivarit deri në zgjedhje

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Pas paralajmërimit se do ta kontestojë vendimin, në rast se Qeveria delegon ushtrues detyre për komunën e Gostivarit, Valbon Limani thotë se ligji e përcakton që mandati i tij zgjat deri në zgjedhjen e kryetari të ri.

Limani për “TV21” vlerëson se ai duhet të jetë kryetar i Gostivarit deri në zgjedhje, dhe se nuk ka nevojë për caktim të ushtruesit të detyrës nga qeveria.

“Unë më tetë korrik u zgjodha si ushtrues detyre si kryetra i komunës së Gostivarit, në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale aty neni 54 dhe pastaj neni 4 i cili thotë se unë duhet ta ushtroj detyrën e kryetarit të komunës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje të rregullta, ligji aty e thotë se duhet të zgjidhet kryetar i ri pa mos e potencuar e duhet të jenë zgjedhje të rregullta të përsëritura apo ndryshe në mënyrë taksative është se mandati im është deri në zgjedhjen e kryetarit të ri në zgjedhje të rregullta”, tha mes tjerash Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More