Lista Serbe: Vendimi i KQZ-së për moscertifikim, dëshmi se Kurti dëshiron t’i eliminojë serbët

nga D V

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka thënë se moscertifikimi i kësaj partie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është bërë “me urdhër të Albin Kurtit”.

KQZ-ja të hënën vendosi të mos e certifikojë këtë parti, duke marrë për shkak thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore. Ellek ka thënë se kjo parti do të apelojë kundër vendimit.

“Ne besojmë se kjo u bë me urdhra të Albin Kurtit për t’ua ndaluar serbëve pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky vendim s’ka bazë në ligje dhe është dëshmi se sa shumë Kurti dëshiron t’i heqë qafe serbët nga këto territore. Kurti nuk dëshiron ta shohë asnjë pjesëtar të Listës Serbe në Parlament, por serbët që i binden si Nenad Rashiq”, ka thënë Ellek në një konferencë për media të martën.

Moscertifikimin e Listës Serbe e kanë dënuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More