Lladrovci i del në krah Hamzës: Keqbërës me libreza të partisë, mos e pengoni rritjen e PDK-së

nga D. V.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili para pak ditësh u kthye në Partinë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza  nuk dihet se në drejtim të kujt, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.

Lladrovci ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”.

“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka shkruar ai në Facebook..

“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.

Në anën tjetër, ai i ka dal në përkrahje kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More