Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

nga Xh M

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se më 1 Qershor lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës

“Nderim për Xhevën, Heroinën e lindur në Ditën e fëmijëve! Në ditën e fëmijëve, shënojmë ditëlindjen e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci, kujtojmë me nderim ditëlindjen e çlirimtares që dha jetën për liri. Në këtë ditë, lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës”.

“Jeta dhe vepra e Xhevës, janë shembull i shkëlqyer i historisë më të re të kombit, është histori për gjenerata e cila dëshmon vlerën dhe dashurinë e pamatshme për lirinë e atdheut. Përkushtimi dhe sakrifica e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë emblemë e lirisë dhe shtetit tonë, në këtë ditë dhe gjithmonë, do ta kujtojmë me nderim!”, u shpreh Lladrovci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More