Lloga: Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik

nga Xh M

Shkup, 14 tetor – Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se me shfuqizimin e balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik.

“Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka sjellë vendime të çuditshme tashmë e një kohë, e një ndër ta tashmë edhe shfuqizimi i balancuesit. Ka bërë krim juridik sepse edhe beteja ime para një viti me Gjykatën Kushtetuese ishte sepse ata po sillnin vendime pa qenë të gjithë të emëruar, pra nga 9 sa janë tani, aso kohë kanë qenë vetëm 7”, tha Lloga.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More