Lloga: Rrahja e nxënësve në Tetovë/ Heshtja është bashkëfajësi

nga D. V.

Shkup, 4 shtator – “Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.
Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna.
Si prind, ndjej ankthin dhe pasigurinë e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës.
Si qytetar, refuzoj ta pranoj këtë realitet të errët që tenton të normalizohet.
Si politikan, kërkoj reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne nuk duhet të heshtim. Heshtja është bashkëfajësi.
Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barazisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë, jo terren i frikës dhe urrejtjes” ka reaguar ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More