LSDM: OBRM-PDUKM gënjen dhe manipulon, protestat nuk janë çështje partie por drejtësie

nga D V

Shkup, 3 shkurt –  Derisa qytetarët janë në dhimbje, ndërsa një familje humbet vajzën e saj, OBRM-PDUKM po ndjek modelin e saj të vjetër, duke keqpërdorur tragjedinë për t’u mbrojtur politikisht. Kjo është partia që nuk ka kufi, turp dhe moral, akuzojnë sot nga LSDM.

Në vend që të gjejnë zgjidhje për problemet, përhapin gënjeshtra, spinojnë dhe kërkojnë fajtorë brenda LSDM-së. OBRM-PDUKM duhet ta dijë se LSDM nuk ka faj që Vasovit i ka marrë telefon në Shutkë! LSDM-ja nuk e vendosi babanë e tij në pozita të larta ushtarake nën mbrojtjen e kësaj pushteti! LSDM nuk e zgjodhi gjyqtaren Aleksovska Stojanovska, OBRM-PDUKM e zgjodhi nga fletorja e Gordana Jankullovskës.

Sot në vend që të tregojnë një minimum humanizmi dhe të qëndrojnë në anën e drejtësisë, sërish gënjejnë dhe manipulojnë. Ata politizojnë protestat, duan të thyejnë rezistencën e qytetarëve, duan t’u mbyllin gojën njerëzve që kërkojnë drejtësi.

OBRM-PDUKM mund të mendojë se nëse e përsërit gënjeshtrën e saj mjaft gjatë, ajo do të bëhet e vërtetë. Por qytetarët nuk do të lejojnë që kjo tragjedi të kthehet në një tjetër manipulim politik. Kjo nuk është çështje partie, kjo është çështje drejtësie”, thonë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More