Shkup, 29 korrik – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) mori vendimin për përfaqësim dhe në seancën e nesërme të Këshillit Socio-Ekonomk (KSE) do ta ngrejë çështjen e pagës minimale prej 500 euro dhe për 6.000 denarë rritje plotësuese të pagave tjera.
“Nesër është një mundësi e mirë që Qeveria të tregojë se kujdeset për punëtorët, ndërsa deputetët para shpalljes së zgjedhjeve lokale të marrin ndryshime të shpejta ligjore dhe të konfirmojnë pagë minimale prej 500 euro”, tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov.
Siç tha Trendafilov, shporta minimale sindikaliste që e llogarit LSM-ja vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve nga përfundimi i masës së fundit është rritur për 2.000 denarë ose për 150 denarë janë rritur shpenzimet për jetë për një familje katër anëtarëshe.
Sipas tij, nuk qëndrojnë më justifikimet e Qeverisë se punëtorët dhe punëdhënësit duhet të ulen dhe të dakordohen për rritje të pagës minimale.
Duke i’u referuar të dhënave nga Eurostat, Trendafilov theksoi se 55,7 për qind e punëtorëve dhe qytetarëve në vend nuk mund të lejojnë pushim vjetor as shtatë ditë në ndonjë vilë në Dojran, dhe kjo, tha ai, duhet t’i shqetësojë politikëbërësit.
Paga minimale prej 400 euro në Maqedoni, tha Trendafilov, është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, BeH, Slloveni dhe Kroaci.
“Qeveritë e rajonit u japin mbështetje punëtorëve, këtë duhet ta bëjë edhe Qeveria në Maqedoni”, tha Trendafilov.