Shkup, 1 nëntor – Qeveria e re e cila tashmë ka mbushur më shumë se 100 ditë ka shumë prioritete, por ndër fokuset kryesore vazhdojnë të mbesin lufta ndaj korrupsioni dhe pavarësimi i gjyqësisë në tërësi. Në përgjithësi vendi ka progres të caktuar në fuqizimin e pavarësisë gjyqësore dhe përmirësimin e kornizës juridike për mbrojtje të të drejtave themelore. Niveli i gatishmërisë për zbatimin e legjislacionit evropian dhe standardeve evropiane nga Kapitulli 23 – gjyqësor dhe të drejta themelore është ndërmjet i caktuar dhe mesatar, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit në vitin 2024, shkruan Zhurnal.
Nuk ka progres në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe progres të kufizuar në fuqizimin e pavarësisë gjyqësore –
Maqedonia e Veriut ka arritur progres në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe ka ndërmjet nivelit të caktuar dhe mesatar të përgatitjes. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë sfera dhe është çështje e shqetësimit serioz. Qeveria aktuale deklaroi se lufta kundër korrupsionit është prioritet.Korniza institucionale për luftë kundër korrupsionit është vendosur dhe është e kënaqshme në kuptim të masave parandaluese, megjithatë KE-ja vlerëson se është i nevojshëm përmirësim në zbatimin e ligjit.
Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e filloi mandatin e tij më 8 shkurt të këtij viti dhe është kyçe të veprojë me nivelin më të lartë të profesionalizimit, integritetit dhe pavarësisë.
“Duhet të vazhdojë të ofrojë në mënyrë proaktive udhëzime për zbatimin e politikave për parandalimin e korrupsionit dhe të punojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Rekomandimet e tij duhet të ndiqen në mënyrë efektive. Për të përmirësuar performancën e KSHPK-së, Prokuroria Publike, qendrat hetimore dhe njësitë e zbatimit të ligjit duhet të marrin burime njerëzore shtesë dhe mbështetje financiare. Janë miratuar dokumente strategjike dhe është miratuar korniza ligjore për luftën kundër korrupsionit, por ajo duhet të përmirësohet, si në aspektin e masave parandaluese ashtu edhe në aspektin e zbatimit të ligjit”, thuhet në Raportin e KE-së.
Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk janë zbatuar në tërësi dhe ende janë të vlefshme. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm veçanërisht duhet:
- të miratojë një Kod të ri Penal në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Të përmirësojë dosjen e tij në rastet e korrupsionit të lartë – me hetime proaktive në kohë, profesionale dhe transparente, ndjekje penale, vendime përfundimtare dhe kthim të mjeteve, duke përfshirë konfiskimin e aseteve kriminale, konfiskimin e bazuar në vlerë, konfiskimin e zgjatur dhe konfiskimin e palës së tretë;
- të përmirësohet zbatimi i strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe rekomandimeve të GREKO, veçanërisht për sistemin e sanksioneve për shkeljen e konfliktit të interesave, integritetit dhe rregullave kundër korrupsionit;
- të ndajë burime të mjaftuesme njerëzore dhe financiare, duke përfshirë ekspertë financiarë, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të siguruar llogaridhënie efektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë; dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për të përmirësuar verifikimin e fletëve të anketimit dhe mbikëqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore.
Funksionimi i gjyqësorit me hapa të ngadalshëm –
Sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nivel të caktuar dhe mesatar të gatishmërisë dhe është arritur progres i caktuar në funksionimin e gjyqësorit, tregon Raporti për progresin e vendit për vitin 2024. Theksohet se vendi miratoi Strategji të re për reforma në gjyqësor (2024-2028) dhe udhërrëfyes për Kapitullin 23, si dhe se është filluar me zbatimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor nga viti 2023.
“Paralajmërimet e Qeverisë së re për ‘shpërbërjen’ e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial janë shqetësim serioz, sepse veprimet e tilla do ta minonin pavarësinë e gjyqësorit. Deficiti i rritur në burime njerëzore në gjyqësor shkakton shqetësim për ndikimin ndaj cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë”, vlerëson KE në Raport. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe ende janë të vlefshme në masë të madhe. Sipas KE-së, vendi në vitin e ardhshëm duhet:
Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut. Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor Në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit.
Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.
Për qeverinë e re fokusi duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave.
Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues./Zhurnal.mk