Lumi Vjosa del nga shtrati, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit

nga D. V.

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit, raporton euronews.

Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More